Tekat luksoze të Jonida Maliqit, për një foto punëson 2 fotografë dhe 3 djem që t’i mbajnë fustanin!

May 28, 2015 | 11:21
SHPËRNDAJE

Ajo u njoh në fillim nga publiku si një këngëtare, më pas si një e apasionuar pas modës ku hapi edhe dyqanin e saj të rrobave.

Por Jonida Maliqi ka treguar se ka pasion edhe fotografinë.

Teksa në Instagramin e saj poston gjatë gjithë kohës foto, ajo ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do vijë me një fotosesion profesional për revistën ‘Living’.

Në dy foto të publikuar në rrjetin social, Jonida shfaqet e në breg të detit në Vlorë, ku me rroba të lehta verore merr pozat e saj artistike.

Ajo që vihet re është se për të bërë foto ajo ka punësuar dy fotografë, dhe shumë ndihmës të tjerë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura