“Teatrin mos e shembni”, LSI reagon pas thirrjes së kreut të Akademisë së Firences

Sep 24, 2018 | 12:52
SHPËRNDAJE

Pas qendrimit te qarte qe kreu i Akademise se Firences mbajti lidhur me debatin e madh per ceshtjen e Teatrit Kombetar, qe me ligjin e miratuar se fundi i hapet rruga e shembjes, vjen nje reagim nga LSI.

Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, shkruan sot se “te diturit nga Italia flasin ne emer te logjikes se ftohte profesionale, qe jua udheheq atyre rrugen”.

Postimi i Vasilit

Te diturit nga Firence,te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri….

200 milion eurot e Teatrit ja cmenden histerine te paditurve ne krye te qeverise dhe bashkise.
Te paditurit folen per godinen,qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura