Teatri/ Veliaj ironizon protestuesit dhe opozitën: Kundër, dy regjisorë të dënuar për vjedhje. Po të bëhej veting në art …

Sep 27, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

“Nuk ka asnjë aktor që proteston. Vetëm dy regjisorë që janë dënuar me vendim gjykate për vjedhje”. Keshtu ka deklaruar sot kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, teksa mbante fjalen ne mbedhjen e Keshillit Bashkiak dhe u ndal edhe njehere ne ceshtjen e shumedebatuar te Teatrit Kombetar.

veliaj

Sipas Veliajt, nese do te behej Vetting edhe ne art, atehere opozita do te mbetej pa protestues.

“Keta tani duan të bëjnë veting. Hajde të bëjmë njëherë veting për protestuesit e teatrit. Sondazhi i fundit thotë 83% e qytetarëve të Tiranës do teatër të ri, është vetëm çështje kohe derisa të shkojë në fund. Meqë po flasim për veting, hajde ta bëjmë vetingun. Kush ka ngelur që proteston për teatrin. Vetingu i parë do thoni ka aktorë?! Zero aktorë. Vetingu i dytë, dy regjisorët, ish- drejtorë të PD janë të dënuar me vendim gjykate për vjedhje. Pra këta që duan të bëjnë veting nuk gjejnë dot protestues të padënuar. Ai tjetri i shoqërisë civile njëherë e kam heq unë nga puna për vjedhje aparati fotografi, njëherë e ka heq LSI për vjedhje nafte. Pra nëse bëjnë këta veting, këtyre nuk u ngelet asnjë protestues, i ka të gjithë protestuesit të dënuar. Të dënuar mo, morën lekë për film dhe filmi nuk u bë kurrë. Këta thonë janë aktorët, kush janë aktorët?! Dy ish-drejtorë të PD që vodhën lekët dhe nuk bënë filmin. Filloni vetingun, bëjeni vetingun. Por po të bëjnë këta veting, nuk u ngelët më jo protestues, por votues. Kjo është arsye pse u larguan sot”- tha ai.

Ai nuk ka kursyer ironine me opoziten dhe aksionin e saj, te denoncimeve neper qytete te ndryshme te vendit, ku mblidhen grupet paralamentare.

“kur ka seancë në Kuvend ku diskutohet ligji i teatrit, shkojnë për eskursione në Durrës, Vlorë, Shkodër… Trupat e tyre kanë nevojë për peshk të mirë, prandaj hanë dreka nëpër qytete turistike”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura