‘Teatri’/ PD-LSI kërkesë për dëgjesë me Veliajn, PS: Firmat të falsifikuara

Jun 14, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Deputetë e PD dhe LSI i kanë bërë sot një kërkesë Komisionit të Medias që të thirrjet për një seancë dëgjimore kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar. Kërkesa e siguruar nga ‘BalkanWeb’, është firmosur nga 6 deputetë, përkatësisht nga; Albana Vokshi, Romeo Gurakuqi, Endri Hasa, Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

Ndërkohë, pas kërkesës së opozitës, vjen edhe një reagim me shkrim nga deputetja e PS-së Vilma Bello.

Kerkesa-e-opozites

Kjo e fundit, anëtare e këtij komisioni pohon se dy prej firmave të anëtarëve të LSI janë falsifikuar. Sipas saj bëhet fjalë për firmën e deputetes Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

REAGIMI I DEPUTETES SE PS
Te nderuar deputete te Komisionit,

E nderuar kryetare e Komisionit,
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per:

Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh).

Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve  nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi.
Uroj në reagimin tuaj distancues!
Me respekt

http://www.balkanweb.com/site/teatri-opozita-kerkon-degjese-me-veliajn-reagon-ps-firmat-ne-kerkese-te-falsifikuara/

firma-1 firma-2 firma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura