“Teatri nuk është pronë e aktorëve”, Demalia: Rama në listën e zezë bashkë me pseudo-artistët që…

Jul 3, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë Edi Rama gjatë inaugurimit të Turbinës, ndër të tjera u shpreh se Teatri nuk është pronë e artistëve dhe se nuk u takon atyre të vendosin.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe analisti Ilir Demalia, i cili në një shkrim të bërë publik në Facebook, shkruan se Rama është “në listën e zezë dhe listën e turpit, dhe të gjithë ata që e ndjekin”.

“Por edhe ata pseudo-artistë, pseudo-intelektualë, edhe ata shkrimtare “ndërgjegje kombëtare” që heshtin se kanë ngrënë lugën e çorbës në kazanin e madh të çorbës së Rilindjes, për këtë vandalizëm të pashoq që po i bëhet trashëgimisë-historike-kulturore të kryeqytetit”, shkruan ai.

demalia

Postimi i plotë i Demalisë:

Lartëmadhëria juaj, në listën e zeze dhe listën e turpit, do të jeni ju dhe të gjithë ata që ju ndjekin ju.

Godina sigurisht që nuk është pronë e aktorëve, por aq më pak e juaja, zotria e lartëmadhërisë suaj, Edi Rama.

Sot lartmadhëria juaj, nga Turbina e Dritës së Partisë si Zhadvonizëm demo(n)kratik tha: “Teatri s’është prona eklsuzive e aktorëvë e regjizorëve të momentit se u takon qytetarëve dhe specialistëve….”

Lartëmadhëria juaj, pikërisht, këtu tek qytetarët dua të ndalem unë!

Ku është zëri qytetarit dhe specialistëvë? Apo ju quani qytetarë dhe artistë qytetarë njëhkosisht vetëm ata që vijnë pas Dajres tuaj dhe kërcejnë si Ariu Tahir Baçovës për të kënaqur delirin e vandalizmit tuaj sëbashku me specialistët e gllabëruesve ndërtues “Fusha”, të revolucionit tënd “modernist”, që ngjason identik me revolucionin kulturor të 67′ të E.Hoxhës, për xhdukjen e zakoneve prapanike dhe revolucionarizimin e gruas dhe rinise duke shkatërruar tempujt e e fesë. Ju sot po shkatërroni Vatrat e Kulturës dhe Historisë, për të ngritur Vatra Kulture si Revolucioni kulturor i shkurtit 1967-ës në emër të modernizmit brekusheve.

Me poshtë duke ju ndjekur inkoshienti i një tjetër krimi dhe abozimi, korrupsioni dhe vjedhje me pronën dhe paranë publike, i kapur keq tashmë nga “FUSHAT” që po bëjnë fushë Shqipërinë ashtu siç bënë dhe sheshin Skënderbe, duke përmbytur Bibliotekën Kombëtare për shkak të prishjes se kanalizimeve dhe parkingut ndërtuar nën shesh me depot e ujit për të ngjtur ujin tërmo, lartëmadhëria juaj tha:

“Sikur të kishte një UEFA për teatrot, ky i yni do të ishte në lizën e zeze prej 70 vjetësh”

Inkoshinti krimit të çon në vendin e krimit, tek Stadiumi Kombëtar që shkatërrove, si një nga gjërat më të bukura sëbashku me gjithë komleksin e Universitetit, Akademisë Arteve, Institutit Albanologjik dhe gjithë bulevardit me ministrite e Hotel Dajtin. Jo vetëm ju por edhe paraardhesit tuaj, i lejuan me qëllim degradimin e këtyre objekteve, siç po bëni edhe me hotel Dajtin, për ti shitur si pronë publike me VKM klientelës suaj fare falë dhe ato ta shesin kullat qe do ndërtojnë 100 herë më shtrenjtë për të ndëjtur ju në pushtet! Për të vazhduar çaplimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e historisë së saj deri në varrosje. Tashmë e keni kryer pjesën më të madhe të shaktërrimit kulturor dhe historik të Tiranës, dhe pak ju ka ngelur pë ta groposur atë.

Lartëmadhëria juaj, në listën e zeze dhe listën e turpit, do të jeni ju dhe të gjithë ata që ju ndjekin ju. Por edhe ata pseudo-artistë, pseudo-intelektualë, edhe ata shkrimtare “ndërgjegje kombëtare” që heshtin se kanë ngrënë lugën e çorbës në kazanin e madh të çorbës së Rilindjes, për këtë vandalizëm të pashoq që po i bëhet trashëgimisë-historike-kulturore të kryeqytetit.

Zoti mos ju shpëtoftë në këtë krim, pasi rrugën e keni të hapur nga papërgjegjshmëria dhe injoranca qytetare si mosreagim i një revolte popullore ndaj jush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura