“Teatri nuk duhet shembur”, Maks Velo: Restaurohet shumë bukur, vë jetën time si garanci

Jul 17, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Artistët që janë kundër ligjit që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, kanë vijuar dhe sot protestën.

Arkitekti Maks Velo, ka marrë fjalën duke thënë se debati duhet ngushtuar vetëm në mbrojtjen e Teatrit dhe të mos merren me problemet e Tiranës.

Kjo ka shkaktuar  debate mes të pranishme, duke i ndërprerë disa herë fjalën Velos. Edhe pse mes debateve, Maks Velo ka përfunduar mendimin e tij dhe më pas ka dal regjisori Kastriot Çipi, i cili tha se të gjithë që kanë mendime mund ti thonë në protestë, por nuk duhet të kalohet në sherre.

velo

Debati

Maks Velo: Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 100 probleme të Teatrit. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptarë.  Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është, Nuk mund të  flasim ne për probleme e Tiranës.

Kastriot Çipi: Jemi këtu për të thënë mendime ton, jo për tu sharë me njëri tjetrin. Dhe unë kam gjëra që nuk jam dakord me ato që thotë Velo, por nuk pres asnjëherë fjalën. Por Maks Velos jo e jo se ka qenë dhe një i dënuar në burg dhe i kanë prerë fjalën me burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura