Teatri/ Laert Vasili përplaset me Derhemin: Racizëm, është teatri i Shqypnisë lale, jo i tironsve

Jun 14, 2018 | 12:43
SHPËRNDAJE

Replika të forta mes artistëve që ndajnë mendime të ndryshme për çështjen e Teatrit, në dëgjesën e sotme me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

degjesa teatri

Aktori Arben Derhemi, njëherësh kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, në fjalën e tij, duke dhënë ultimatumin se nuk negociohet asnjë centimetër i truallit të Teatrit, ka thënë prerë se “Troncit duhet të kenë identitet në qytetin e tyre, edhe Shoqata e Tironsve të mos bëjë qoka politike, por të mos harrojmë që kullat 40 katëshe, betoni për këtë vend është mungesë kulture dhe totalisht vizioni”.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer disa artistëve, si Luftar Pajës, që ka theksuar se ai është Teatër Kombëtar dhe nuk ka vend për këto ndarje, ndërkohë që fort ka replikuar edhe aktori Laert Vasili.

DEBATI 

Vasili: Në atë teatër në dimër ndërpriten shfaqje, se aktorët shkojnë me 42 temperaturë në shtëpi nga të ftohtët, është një hu e gjithë ajo godinë, që nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa, as Ndrenika. Kujtesa emocionale e një populli ka të bëjë me gjuhën, ajo nuk kultivohet në një kapanon ku akustika nuk i lejon aktorët të dëgjohen te rradha e fundit dhe detyrohen të ulërasin.

Replikon Derhemi

Vasili: Unë do them shumë të tjera se kam 20 vjet në skenat e Evropës, nëse nuk e do, flasim për balonë tauke, balon tabake, ne në jug themi ‘vishu ngjishu kallogre, por nuk bëhesh nuse e re’, nuk është teatri i tironcve, por i Shqypnisë lale, se racizmi që përdoret këtu është shumë më i frikshëm se ai që jam përballuar unë andej. Teatri që u ndërtua në Athinë kushtoi 600 milionë euro, nëse doni një teatër me 30 milionë euro, mos e bëni, ne duam të rrimë aty, të vuajmë nga tuberkulozi.

Reagon prape Derhemi nga vendi

Vasili: Ej, se te degjoj une deri ketu, pra na lini te semuremi me semuremi me semundje te pasherueshme dhe te performojme ne Sharre ose nga Kombinati, se ce duam ne teatrin e ri, ne na duhet vija politike, llaci, por jo produkti artistik…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura