Teatri Kombëtar shpall emrat e regjisorëve dhe autorëve të sezonit të ri

Jul 28, 2015 | 14:49
SHPËRNDAJE

culi

Ka qenë një lloj rezymeje ajo e drejtorit të Teatrit, Hervin Çuli, sa i përket sezonit të shkuar, pasi nuk ka treguar vetëm për suksesin e shfaqjeve, por edhe për aktorët më protagonistë. Sidoqoftë, interesi, në këtë mbledhje të fundit përpara pushimeve, ka qenë për kriteret e përzgjedhjes së veprave të sezonit të ardhshëm. Teksti, garancia regjisoriale dhe buxheti i teatrit kanë qenë në fokusin e përzgjedhjes. Madje, duket se ky i fundit ka pasur përparësi krah të kritereve të tjera, sepse buxheti total i teatrit është i limituar. “Ne kemi një buxhet prej 100 milionë lekësh. Në këto kushte, nuk mund të financojmë shfaqje që kërkojnë buxhet të madh. Për këtë arsye, bordi i TK-së vendosi që shuma më e madhe që do t’u jepet shfaqjeve të jetë 25 milionë dhe në rast se prej tyre ka që shkojnë më shumë, do duhet ta gjejnë vetë sponsorin. Për shembull, shfaqja e Sulejman Rushtit, shkruar nga Klaus Mann, kushtonte 80 milionë lekë. Pavarë- sisht pëlqimit tonë, nuk kemi mundësi për ta përballuar. Sidoqoftë projekti nuk u refuzua, por u la në dorë të Rushtit; nëse ai arrin të sigurojë një pjesë të buxhetit, do ta bisedojmë sërish”, ka thënë Çuli, lidhur me shfaqjet që do të ngjiten në skenë sezonin e ardhshëm. Një tjetër element gjithaq i rëndë- sishëm, ka qenë përzgjedhja regjisoriale duke u përpjekur të përfshijnë emra regjisorësh që, përveç autorit të pjesës, kanë edhe garancinë e emrit të tyre. Prandaj edhe për këtë vit “dora” e Teatrit Kombëtar nuk ka qenë aq e lëshuar, sa një vit më parë, për të treguar kështu kujdes ndaj përvojave më të mira që mund të kenë ndodhur.

REGJISORËT E SEZONIT TË RI

Sezoni tetor 2015-dhjetor 2016 do të sjellë në skenë gjashtë premiera. Drejtori i TK-së bëri me dije se 22 projektet janë diskutuar në mbledhje e bordit që ka zgjatur për disa orë. Meqenëse jo në çdo rast mendimet e anëtarëve janë përputhur, përzgjedhja ka përfunduar në votim. Pjesët e përzgjedhura janë: “Sonte do të recitohet pa tekst” e Luigi Pirandelos, me regji të Driada Dervishit; “Mallkimi i fukarenjve” e Sam Shepard, me regji të Kastriot Çipit; “Zbutja e kryeneçes”, Shekspir, me regji të Elma Doresit; “Opera për tre grosh” e Vasllav Havel, me regji të Mehmet Xhelilit; “Pushteti i grave” përshtatje nga Aristofani me regji të Spiro Dunit, si edhe “Tri motrat” nga Anton Çehov, me regji të Hervin Çulit.

SHFAQJET E SEZONIT QË U MBYLL

Gjatë këtij sezoni janë vënë në skenë gjashtë produksione të reja, plus një privat. Duke e cilë- suar si dyfishim në krahasim me 2013-n, Çuli foli për 138 shfaqje, nga 55 që kanë qenë në 10 vitet e fundit. Numri i spektatorëve, sipas tij, është rritur: “Kemi shitur 20 mijë e 277 bileta, që bashkë me produksionin privat ‘Vanja, Sonja, Masha etj.’ shkojnë në 33 721 bileta. E kam gjetur teatrin me 4000-6000 bileta që shiteshin. Kemi bërë kontrata, kemi futur në punë 6 të rinj dhe nuk kam pasur telefonata nga politikanët për punësime, kemi qenë të depolitizuar. Ndërkaq, kemi mundur të ngremë një studio provash me kushte të mira. Siç e dini, nga Kryeministri e ministrja e Kulturës do të kemi një teatër të ri në qytet. Ky që kemi tani është i amortizuar, është rrënuar nga shirat dhe ka një cedim nga krahu i Torre Drinit. Kaldaja u hoq nga puna për shkak të pedonales dhe do të kemi një plan emergjent për një sistem kondicionimi të lëvizshëm”, bëri me dije Çuli.

EMRAT E AKTORËVE MË TË VLERËSUAR

Jo se nga publiku që ka ndjekur shfaqjet rregullisht nuk është bërë një vlerësim amator i aktorëve që kanë tërhequr më shumë vëmendjen, por këtë nuk ka harruar ta bëjë edhe vëzhgimi profesional i Bordit të Teatrit Kombëtar. Madje, vlerë- simi nuk ka qenë vetëm me stimuj moralë: aktorët janë përzgjedhur varësisht numrit të shfaqjeve, por edhe cilësisë artistike të interpretimit dhe për këtë janë shpërblyer me një rrogë. Ndër emrat e aktorëve, ka qenë Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja, Indrit Çobani dhe Genti Deçka. Ndërsa nga femrat vlerësimi ka shkuar për Olta Dakun, interpretimin e së cilës te “Vanja, Sonja, Masha etj” ishin të paktë ata që e humbën, dhe për Gladiola Harizajn.

tet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura