Teatri Kombëtar/ Shoqata shqiptaro-austriake: E trishtë se si Qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar prishjen. Shqiptarët duket se…

May 25, 2020 | 17:48
SHPËRNDAJE

Shoqata shqiptaro-austriake me qendër në Vjenë, shprehet thellësisht e shqetësuar për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

teatri

Kjo shoqatë thekson se Austria ka punuar shumë në rinovimin dhe mirëmbajtjen e aseteve kulturore dhe historike në Shqipëri, përfshirë edhe arkitekturën.

Ne u pikëlluam nga lajmi për prishjen me forcë të Teatrit Kombëtar më 18 maj 2020. Na vjen keq që, pas disa muajsh proteste, nuk ishte e mundur të gjendej një zgjidhje e përbashkët dhe të shpëtonim godinën si trashëgimi kulturore kombëtare. Ne në Austri – si qytetarët në shumë vende të tjera – jemi të irrituar nga fakti se shqiptarët duket se nuk janë të gatshëm / të paaftë për të zgjidhur problemet në mënyrën e duhur nga dialogu dhe kompromisi”, thuhet në reagim.

Shoqata thekson se qeveria shqiptare përdori forcën e policisë për të kryer prishjen e ndërtesës, duke nënvizuar se ky veprim nuk tregon respekt ndaj shoqërisë civile në Shqipëri.

“Për më tepër, është e trishtë se si Qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar prishjen. E gjithë kjo në mëngjes në orën 4.30 të mëngjesit gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Kjo nuk është as e përshtatshme për të rritur besimin ndaj qeverisë dhe ky veprim nuk tregon ndonjë respekt ndaj shoqërinë civile në Shqipëri”, vijon deklarata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura