Teatri i Ri/ Ndrenika kërkon fjalën pas prezantimit të Ramës, kryeministri: Prit njëherë të…

Mar 12, 2018 | 18:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka mbledhur sot artistët dhe sipërmarrësit për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo godinë do të prishet, pasi është jashtë standardeve, madje si pas tij nuk ka standardet as për një teatër komune. Rama nuk la pa përmendur edhe kritikë, aktorët të cilët kundërshtuan prishjen e kësaj godine.

Ndrenikaaa

Ai tha se këta artistë nuk përfaqësojnë artin por fshihen pas hijes së Teatrit.

Ndër të tjera Rama tha se godina e re do të jetë tre fish më e madhe dhe se do të përmbajë 4 salla si dhe një hapësirë të veçantë për ‘yjet’ të cilët nuk jetojnë më.

Por gjatë përfundimit të fjalës së tij, përpara se kryeministri ti jepte fjalën arkitektit Bjorke Ingles kërkoi që fjalën ta merrte artisti I mirënjohur, si dhe një nga zërat më të fortë kundër prishjes së godinës së vjetër, Robert Ndrenika.

Këtij të fundit nuk iu dha fjala pasi kryeministri i kërkoi si fillim të shohë projektin.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”, tha Rama para se fjalën ta marrë Ingles. Aktori është ulur duke iu përgjigjur se” po pres të shoh projektin njëherë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura