Tea nuk i ndahet Veselit, e ndjek deri në Prizren. Mbajnë në dorë ‘përjetësimin’ e dashurisë

Jun 27, 2015 | 11:04
SHPËRNDAJE


Veseli, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, nuk e ka fituar vetëm sfidën dhe çmimin e madh, por edhe vajzën nga Korça e cila i pëlqente aq shumë.

Vesel Kurtishaj që la aq shumë përshtypje me sjelljen e tij të mirë, tashmë është kthyer në Prizren dhe këtë herë jo vetëm, por me konkurrenten joshëse Tea Zhuli.

Ata derisa po njihen më shumë, po kënaqen në Kosovë me miqtë e Veselit dhe me banorët e tjerë.

Çifti ka publikuar në Instagram foto ku tregohen duart e tyre me aksesorë të njëjtë.

Pak ditë më parë Veseli tha në një intervistë se ai nuk ka ndërmend të lidhet me Tean.

Mos ndoshta loja e tyre vazhdon edhe jashtë Big Brother?

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura