Tea e “Big Brother” pozon e zhveshur për një reklamë syzesh, transformimi i saj të lë pa fjalë

Oct 16, 2017 | 12:33
SHPËRNDAJE

Ajo u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në “Big Brother 8” në vitin 2015, ku u etiketua si “koketa” e atij edicioni. Tea Zhuli ra në sy për linjat e saj trupore, por më shumë tërhoqi vëmendjen për flirtet brenda shtëpisë me disa nga banorët e atij edicioni.

Tea pati një lloj afrimitet me Fisnik Veisllarin, e më pas me Vesel Kurtishajn me të cilin menjëherë pas daljes nga shtëpia nisi dhe një lidhje dashurie.

Por romanca me Veselin, fituesin e “Big Brother”, nuk zgjati më shumë se dy muaj dhe çifti u nda duke mos dhënë detaje mbi arsyen, edhe pse Veseli u shpreh se ishte një person i tretë ai që ishte futur në lidhjen e tyre, e ndërsa nga ana tjetër Tea kishte pohuar se e kishte vuajtur shumë ndarjen prej djalit simpatik nga Kosova.

Por e mbani mend Kristi Becka, i cili ishte po ashtu konkurrent në shtëpinë më të famshme, në po të njëjtin edicion me Tean?!

Kristi i kishte shprehur hapur dashurinë Teas brenda në shtëpi, por ajo nuk “ia hodhi sytë”… deri në momentin kur lidhja me Veselin përfundoi.

Tashmë prej më shumë se një viti Tea dhe Kristi janë në një lidhje dashurie, dhe siç shihet në postimet e tyre në rrjetet sociale, lidhja ka marrë një rrjedhë serioze dhe ata janë në “kulmin” e dashurisë.

Por ndërsa Kristi e ka gjetur veten mjaft mirë në botën e televizionit, ku shfaqet në programin “Bar Skedina” me Ilda Bejlerin, Tea është ende në kërkim të famës dhe suksesit. Ajo është vetëquajtur modele, dhe shpesh është parë të pozojë si imazh veshjesh apo edhe aksesorësh, megjithatë duket se ende nuk ka marrë vëmendjen e dëshiruar…

Te plote e gjeni tek Panorama plus:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/tea-e-big-brother-pozon-e-zhveshur-per-nje-reklame-syzesh-transformimi-i-saj-te-le-pa-fjale/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura