Tea dhe Veseli ndahen me sherr pas dy muajsh bashkëjetesë

Oct 10, 2015 | 9:24
SHPËRNDAJE

tea

Çifti i fundit që rezistuan pas daljes nga loja e “Big Brother 8”, Tea Zhuli dhe Vesel Kurtishaj, janë ndarë përfundimisht, pas një sherri që ka ndodhur mes tyre. Vetëm pas dy muajsh bashkëjetesë në Tiranë, dy ish-lojtarët e “Big Brother 8” i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit, një ndarje që është shoqëruar me thashetheme të ndryshme, se dikush prej tyre ka tradhtuar në çift.

Nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale, Veseli që tashmë është angazhuar me provat e “Dance with me”, ka shkruar një status në Facebook, ku ka sqaruar arsyet se pse i dha fund historisë me Tean.

“Nuk e kisha ndërmend të shkruaja status për ndarjen time nga Tea, po kur po e shoh që shumëkush po mundohet me çdo kusht të ngrejë njërën palë e të ulë tjetrën, pa e ditur se si kanë ndodhur ngjarjet, e ndiej si detyrim të sqaroj situatën. Po akuzohemi edhe unë edhe Tea për tradhti, nga njerëz që nuk na njohin nga afër. Por ndarja ime me Tean nuk ka kurrfarë lidhje me tradhtinë, ndaj për këto shpifje ju takon t’i mbyllni ato gojë të ndyra!”, u drejtohet ai komentuesve në rrjetet sociale.

Më tej jep variantin e tij duke deklaruar: “Ndarja ime me Tean ka pasur lidhje vetëm me mospërputhje të vazhdueshme mes nesh. Jemi dy të rinj që vijmë nga realitete të ndryshme, me botëkuptime te ndryshme, edhe pse ndjenja ka ekzistuar gjithmonë, përveç kohëve të fundit, që u ftohëm për arsye të ndryshme”.

Duke folur për fajin që mund të mbajë ai si mashkull në lidhje, Veseli sqaron:” Unë nuk kam thënë ndonjëherë që jam perfekt, madje gjithmonë kam thënë se jam tip i vështirë me femrat, fakt që nuk e kam mohuar asnjëherë, por kjo nuk më bën as tradhtar, as të parespekt”. Duke iu drejtuar fansave të Teas, të cilët i janë vënë kundër duke ia hedhur fajin atij, Veseli i ka këshilluar që të mos e zgjasin më, se ai nuk u krijua si personazh nga Tea, dhe se ka mbështetësit e tij të shumtë.

“Kështu që mbani vendin tuaj, mos na i bëni edhe më të vështira këto ditë, na lini t’i kalojmë sa më lehtë se nuk ka vdekur njeri!”, përfundon ai statusin e tij. Le të shohim nëse Tea do të bëjë ndonjë kundër-reagim në ditët në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura