Tea dhe Veseli i rikthehen romancës pas 6 muajsh ndarje, këtë herë intimitet larg publikut

Feb 13, 2016 | 16:09
SHPËRNDAJE

Lidhja e tyre u cilësua “tërhiq e mos e këput” gjatë qëndrimit në “Big Brother”, ndërsa pas lojës ata u ndien aq shumë të dashuruar, sa vendosën për bashkëjetesë në Tiranë.

Por historia e Vesel Kurtishajt dhe Tea Zhulit jashtë shtëpisë zgjati vetëm dy muaj, duke i dhënë fund lidhjes pas disa mosmarrëveshjeve në stilin e jetës. Fituesi i “BB8”, Vesel Kurtishaj, i cili arriti të fitonte dhe “Dance with me” me Albërie Hadërgjonajn gjatë spektaklit, e deklaroi vetë ndarjen, duke pohuar se vinin nga realitete të ndryshme dhe nuk kishte më kthim pas me vajzën nga Korça, por e rritur në Itali.

12714208_539786092861659_2120757688_n

Por pas përfundimit të show-t, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre, pra bëhet fjalë për një rikthim. Mediat e Kosovës shkruan për një rikthim mes tyre, duke iu referuar Snapchat-it, ku Tea kishte postuar foto të disa ëmbëlsirave në mbrëmje. Vetëm disa minuta më vonë, e ka pasuar Veseli, i cili ka postuar po të njëjtat ëmbëlsira.

Edhe mjedisi ku ishin bërë fotot dukej e njëjti, çarçaf i bardhë në një dhomë gjumi, ku mendohej se Tea dhe Veseli ndodheshin në intimitet me njëri-tjetrin. Pas lajmit se ata ishin rikthyer, asnjëri prej tyre nuk e mohoi këtë fakt, siç ndodh zakonisht me çiftin kur gjykojnë se lajmet janë të pavërteta.

I pyetur nga gazeta për këtë rikthim, Veseli nuk e mohoi rikthimin, duke u shprehur se preferon të mos prononcohet për momentin. Gjithsesi, duket qartë se Shën Valentinin kanë bërë plan ta kalojnë bashkë.

12735677_539786022861666_124248253_n

Nuk dihet se çfarë ua ka ndezur sërish ndjenjën e dashurisë, pasi gati gjashtë muaj më parë, Veseli, duke sqaruar për ndarjen, u shpreh:“Vinim nga realitete të ndryshme dhe nuk mbeti më ndjenjë mes nesh”. Mediat shkruan se çifti i fundit që rezistuan pas daljes nga loja e “Big Bother 8”, Tea Zhuli dhe Vesel Kurtishaj, u ndanë përfundimisht, pas një sherri që ka ndodhur mes tyre. Sipas miqve, arsyeja që i çoi në ndarje ishte xhelozia e Teas për afrimitetin e tij me vajzat, me të cilat Veselin e lidhte puna në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura