Të zhgënjyerit nga PS, Gjinushi, Milo dhe Dojaka gati për pol të ri

Apr 19, 2015 | 8:31
SHPËRNDAJE

Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës mund të bashkëpunojë në zgjedhjet e 21 qershorit me Paskal Milon dhe Skënder Gjinushin, nëse këta të fundit do të refuzohen nga Partia Socialiste.

Milo, Dojaka e Gjinushi

Pritet që këtij grupimi t’i bashkohet dhe Fronti i Majtë që drejtohet nga Marko Dajti.

Dy ditë më parë, në një nga lokalet në qendër të Tiranës, Gjinushi, Milo dhe Dojaka janë takuar për të biseduar për modalitetet e një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, është shprehur dy ditë më parë se do të hyjë i vetëm në këto zgjedhje.

“Do të hyjmë vetëm në këto zgjedhje. Të lirë dhe të pavarur. Por nuk përjashtojmë edhe një grupim të tretë”, tha Gjinushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura