“Të zgjidhet kryetari i ri, është emergjente”/ Humbja e opozitës, Pampuri në Panorama TV: Përgjegjësi e atyre që nuk bashkuan kandidatët në logon e PD-së!

Jun 1, 2023 | 12:32
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate, Orjola Pampuri në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit ku tha se rezultatet ishin katastrofike për Partinë Demokratike.

Pampuri tha se PD ndodhet në një krizë dhe e ka urgjente që demokratët të bashkohen dhe brenda partisë të mbahen zgjedhje për lidership të ri.

Lidhur me përçarjen e opozitës, Pampuri tha se PD zyrtare e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit por grupi i Rithemelimit zgjodhi që votat e demokratëve t’i dërgonte në një parti që nuk ka qasje të djathë, dhe këtu duhet të mbahet përgjegjësi.

Pjesë nga biseda:

Si është situata në PD-në zyrtare, a u zhgënjyer me rezultatin në zgjedhje?

Nëse do kishim një kandilat të përbashkët, në shumë bashki do kishim fituar. Është një humbje katastrofike që PD-së nuk i ka ndodhur kurë më parë. Dikush këtë herë duhet të japë llogari, në mbledhje duhet të ketë një analizë, ka ardhur momenti që pas 2 vitesh PD e ka kapur një krizë. Një palë mori hapa të njëpasnjëshme ndërsa ne stopuam, me idenë që mos ti jepnim frymëmarrje përçarjes dhe ata të na bashkoheshin.

Ka pasur përpjekje nga ana jonë për bashkim, kemi shtrirë dorën dhe demokratët që kanë kontribuar për PD të bashkoheshin. Deri në fund kemi bërë mbledhje kryesie për të çuar emrat, duhet të ishin në logon e PD. Nuk mund të fitonim pa qenë demokratët bashkë, në të kundër do të kishim patur një rezultat të mirë. Nëse do ishim të gjithë në logon e PD-së. Kishte deputet që nuk dolën në fushatë dhe ishin të pavendosur, dhe elektorati kishte dyshime. Nga këtu duhet ta nisim  analizën, nga 250 persona që nuk votuan.

Përgjegjësia do ti mbetet atyre që nuk shtrinë dorën për bashkëpunimit për të bashkuar kandidatet në logon e PD. Ne kemi shtirë dorën deri në fund, kush nuk e pranoi ta mbajë përgjegjësinë. Ajo palë i çoi demokratët në një parti tjetër që nuk ka qasje të djathtë, ne i dimë lëvizjet. Votat e demokratëve janë shfrytëzuar nga Meta për të favorizuar Ramën. Ata kandidatë janë në emrat të Metës dhe jo në logon e PD. Duke parë rezultatin, përgjegjshmëria e Alibeajt vlen të vlerësohet. Zgjedhjet brenda PD janë emergjente, kemi pritur 2 vite, duhet të ketë forume të reja të partisë. Do të ishte katastrofike nëse do vazhdohej kështu, duhet të ketë një kryetar të ri. PD ka shanse të bashkohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura