Mesazhi i ambasadores Yuri Kim nga Tropoja: Të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Cili është premtimi që mbajti

Nov 22, 2021 | 19:46
SHPËRNDAJE

 

Nga Tropoja, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha mesazhin se duhet të zgjedhim të ardhmen në vend të të shkuarës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shprehet se në Tropojë është rikthyer për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve për të ngrënë së bashku darkën e falënderimeve, festë e cila festohet ne SHBA.

yuri kim

“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan nder te tjera ambasadorja.

Postimi i plote i ambasadores

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @gloë_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura