“Të ulemi pa asnjë kusht dhe paragjykim”/ Taulant Balla: I mirëpresim propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese. Ja çfarë thotë për Komisionin Hetimor për zgjedhjet

Oct 25, 2021 | 17:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Parlament u shpreh se mazhoranca mirëpret propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese.

balla

Sipas Ballës, ato janë 100% kushtetuese, ndërsa bën apel që të ulen dhe të diskutojnë pa asnjë paragjykim apo kusht.

“Ky është raporti i parë që të gjitha detyrat e lënë sa i përket reformës në drejtësi skontohen si të arritur nga Shqipëria. Duke iu referuar edhe afatit të Gjykatës Kushtetuese. Natyrshëm është edhe adresimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sistemin zgjedhor. Të gjithë e dimë që është në praktikën parlamentare që me fillimin e një sesioni të ri parlamentar, kuvendi ngre edhe një komision të posaçëm të reformës zgjedhore. Nga ana e Ramës është bërë e ditur oferta jonë për tu ulur pa asnjë kusht dhe paragjykim. Qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për çështje të tjera që duhet ti adresojmë,

Për PS kur flitet për reformën zgjedhore një cështje ka qenë çështje themelore, garantimi i votës së shqiptarëve jashtë territorit.

Për 25 prillin e 2025 ne do kemi kohën e mjaftueshëm për ta adresuar këtë çështje dhe që shqiptarët kudo qofshin të kenë mundësinë të marrin pjesë në vendimmarrje.

Kështu që në këtë aspekt unë nuk do të hyj në përgjigjen e propozimeve tuaja për ndryshimet kushtetuese. Ju keni propozuar një sërë çështjet, e mirëpresim 100%, është një e drejtë që buron nga kushtetuta, janë 28 firma deputetësh që e vënë kuvendin në punë. Të presim plotësimin e afatit për të hyrë në një procedurë parlamentare dhe në këtë aspekt natyrshëm që do ti shqyrtojmë të gjitha nën dritën e rekomandimeve të ODIHR, kur bëhet fjalë për zgjedhjet, rekomandimet e Venecias për çështje të tjera dhe të ecim përpara”, u shpreh Balla.

ZGJATJA E MANDATIT PER ORGANET E VETTINGUT

Balla foli edhe për zgjatjen e mandatit për organet e vettingut, duke thënë se është një propozim i partnerëve ndërkombëtare

“Kemi dhe ne një propozim, që duhet ta bëj të qartë nuk është propozimi i ynë si grup parlamentar. Ka qenë një propozim i partnerëve ndërkombëtare dhe duke bërë përllogaritjen e kohës parlamentare sepse e dimë që parlamenti ka procedura që marrin kohën e nevojshme. Edhe ato duhet të marrin pjesën e vetë të procedurës parlamentare. Nuk kanë të bëjnë aspak me propozimet tuaja. Unë e përshëndes opozitën që më në fund është rikthyer në këtë jetë parlamentare. Ju keni të drejtën e propozimeve. Ne kemi nevojë për kohën e nevojshme për ti shqyrtuara”, deklaroi Balla.

KOMISIONI HETIMOR PER ZGJEDHJET

Një këshillë, Taulant Balla kishte për opozitën për të zhbllokuar ngërçin në Komisionin Hetimor për zgjedhjet:

“Për fat të keq, një prej komisioneve të ngritura ka hyrë në një ngërç, unë do ju kërkoja që nëse ju doni që komisionet parlamentare të funksionojnë duhet ta kuptoni që rregullorja e kuvendit nuk është statut partie, por rregulloret e komisionet që kërkohet të miratohen duhet të zbatojnë praktikat e parlamentit.

Nuk mund të votosh në komisioni hetimor parlamentar nenet nga 1 deri te 16, pa kaluar tek neni 2. Janë disa norma parlamentare që do të kërkoja ti respektoni. Jemi edhe ne të interesuar që komisionet hetimore të bëjnë detyrën e tyre. Në përfundim do ketë dy raporte, një të shumicës dhe një të pakicës”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura