Të tjera shifra të larta infektimesh dhe 14 humbje jete në Kosovë

Apr 14, 2021 | 15:12
SHPËRNDAJE

kosove infektime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bën me dije se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar 701 raste të reja me COVID-19 dhe 14 humbje jete.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura