Të tjera masa shtrënguese në Itali, Conte: Mbyllen të gjitha dyqanet në vend, përjashtuar ato ushqimore dhe farmacitë

Mar 11, 2020 | 22:00
SHPËRNDAJE

conteKryeministri Italian, Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregare, përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë, për të paktën 2 javë.

Conta tha se nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat, ndërsa ka deklaroi se lëvizja e njerëzve duhet të behet vetëm për arsye shëndetësore.

Të gjitha dyqanet do të mbyllen, përjashtuar atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimoret. Industritë do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie. Nuk do tw mbyllet transporti publik, bankat dhe postat. Le të qëndrojmë larg sot, për t’u përqafuar nesër”, tha Conte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura