Të tjera doza Pfizer mbërrijnë në Shqipëri/ Rama publikon shifrat: Ja sa ka shkuar numri i vaksinave deri tani. Apeli për qytetarët

Sep 13, 2021 | 22:09
SHPËRNDAJE

Të tjera doza të vaksinave Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook thotë se deri tani në vendin tonë numri total i vaksinave ka shkuar në mbi 2 milionë.

vaksina

Kreu i Qeverisë i bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë.

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që në Shqipëri prej disa javësh ka pasur një rritje të rasteve pozitive, kjo për shkak edhe të pranisë së variantit Delta.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 410.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura