Të tjera detaje për jahtin e braktisur/ Një shtetas francez u nis nga Kroacia drejt Shqipërisë, por gjatë udhëtimit…

Oct 29, 2020 | 13:52
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me jahtin që u gjet rreth 10 ditë më parë pranë Patokut.

Nga deponimet e shtetasit francez, thuhet se ai ka qenë duke udhëtuar me velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike. Gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.

Më tej ka udhëtuar në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh është kthyer të marrë mjetin, por mjeti është marrë nga policia dhe është ankoruar në Shëngjin.

Policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me prokurorinë dhe shërbimet homologe, qoftë për mjetin, qoftë për personin.

LEXO EDHE: 

Jahti në Patok u braktis/ Çfarë gjeti policia brenda në mjet? Përjashton mundësinë se do të…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura