“Të thuash të vërtetën ka kosto!”- Sulmi ndaj ‘Prestige Resort”, sekretarja e PD: Sot D’rama po i kalon të gjitha limitet e demokracisë! Hakmarrje ndaj  ‘News 24’, ‘BallkanWeb’ dhe “Panorama”

Dec 1, 2022 | 10:25
SHPËRNDAJE

edi rama sulmiSekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar ndaj sulmit që qeveria Rama po ndërmerr ndaj “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Grop”.

Hysaj thekson se  “Të thuash të vërtetën sot ka kosto dhe News 24, BallkanWeb, Panorama janë shembulli konkret. Të shkosh në 7 të mëngjesit dhe të uzurposh një biznes pa asnjë mandat, të thuash që njoftimi është shpallur si flete-rrufete e xhaxhi Enverit , sot D’rama po I kalon të gjitha limitet e demokracisë”.

“Aty ku censura shkon përtej ligjit dhe “hakmarrja” të çon për riedukim ,ajo çfarë po ndodh sot sërisht me Prestige Resort është e paprecedentë.

Të thuash të vërtetën sot ka kosto dhe News 24, Ballkan Web, Panorama janë shembulli konkret.

Të shkosh në 7 të mëngjesit dhe të uzurposh një biznes pa asnjë mandat, të thuash që njoftimi është shpallur si flete-rrufete e xhaxhi Enverit ,sot D’rama po I kalon të gjitha limitet e demokracisë.

Jam kurioze sa përpara do ecte Shqiperia në shteti do ishte kaq I vrullshëm për të punuar për zhvillimin e vendit, në fakt janë të vrullshëm për të vjedhur dhe shkatërruar atë ç’ka secili nga ne ndërton.

Censura e fjalës së lirë ndodh në Korenë e Veriut.

Si duket s’të ka dalë ende pija”, thekson Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura