“Të të vijë turp”, “jeni hajdutër të paskrupullt, më tregon mua etikën”, ‘vidhni për të ndërtuar pallate’/ Porti i Durrësit fut në sherr deputetët, debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë

Nov 15, 2022 | 9:38
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debatet dhe akuzat fyese këtë të martë në nisje të tij ku është parashikuar shqyrtimi per dhënie mendimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Në debat janë përfshirë deputeti demokrat Edmond Spaho, Jorida Tabaku, kryetari i Komisionit Eduard Shalsi, deputeti Erion Brace dhe të tjerë deputetë.

Edmond Spaho: Normale është që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që kanë firmosur, ministrja e Financave dhe zv kryeministrja. Ta kalosh këtë projekt me zv sekretaren ë Përgjithshme, me drejtorin e Portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komendinë se s’kemi nevojë për të. Ne do flasim për implikimet ekonomike financiare.

Eduard Shalsi: në Konferencën e Kryeaerëve është marrë një vendim dhe titullarët më të lartë janë ftuar në komisonet përgjegjëse nuk po bëjmë ndonjë procedurë. E theksoj që tradita parlamentare.

Edmond Spaho: Po ca tradite parlamentare. E kemi dëgjuar pafund. Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit kjo është vjedhja e gjithë historisë. Hidrauliku i Kryeminsitrisë… nuk është serioze kjo që po bëni.

Shalsi: Të të vijë turp që thua hidrauliku i kryeministrisë
Edmond Spaho: Unë mbroj interesin e vendit
Shalsi: Me këtë gjuhë aspak etike
Edmond Spaho: Ju jeni hajdutër të paskrupullt e më tregon mua etikën

Shalsi: Gjuhë aspak etike. E kuptoj që ke ardhur …
Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate, për të shitur Rama pallate.
Shalsi: E kuptoj që e keni humbur qetësinë nuk keni faj është miomenti për të celebruar ardhjen e një investitori të madh
Spaho: Që vjedh bashkë me ju, ju jeni hajdutët më të mëdhenj se atë e keni maskë

Shalsi: Ai që do të të hapë ty sytë si investitor. Kam një kërkesë, mbaji mend këto që po thua. Të paaftë për të analizuar. Nuk është në nderin tonë me akuza e ofendime si ato në hyrje të celjes së disktuimeve

Edmond Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë.

Jorida Tabaku: Nga e dini ju që kemi lexuar apo jo, kërkesa për të thirrur këtu dy ministra është shumë normale, duam të dëgjojmë personat politik që kanë negociuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura