“Të shtyhet seanca, s’kemi kohë për të studiuar programin”/ Zbardhet debati në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve. Balla: Keni strategji që të kaloni afatin e të bjerë…

Sep 16, 2021 | 9:51
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Mbledhja e parë e kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës është shoqëruar me debate dhe mosdakordësi.

konferenca

Në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve, opozita kërkoi nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, që të shtynin seancën plenare për ditën e hënë, në mënyrë që opozita të kishte më shumë kohë për të studiuar programin qeverisës të PS-së, që e prezanton nesër në seancën plenare.

Argumenti i opozitës ishte se ndryshe nga praktika e mëparshme, këtë herë atyre u është vendosur në dispozicion shumë vonë programi i qeverisjes dhe koha ka qenë e pamjaftueshme për të përgatitur oponencën.

Deputetët e opozitës janë njohur vetëm dje në mesditë me programin e qeverisë, ndërkohë me versionin elektronik, mbi të cilin mund të mbajnë shënime, janë pajisur pasditen e djeshme, pasi shërbimet e Kuvendit u kishin thënë se vonesa ishte shkaktuar për shkak se teksti po redaktohej.

DEBATI PËR SEANCËN

Enkelejd Alibeaj: Për të ruajtur fytyrën e Parlamentit dhe tuajën, si Kryetare e Kuvendit duhet te siguroni që opozita të marrë kohë mjaftueshëm për të studiuar programin, pasi diskutimi për të është më i rëndësishëm në një legjislaturë.

Albana Vokshi: Kërkojmë ta shtyni diskutimin për programin. Ju nuk duhet të keni frikë ta shtyni. Kjo bëhet vetëm nëse keni frikë, sepse s’është as program ky që keni sjellë.

Taulant Balla: Në rendin e ditës sot (dje) kemi vetëm diskutimin mbi kohën që duhet të ketë çdo diskutant. Nuk është në kompetencën e konferencës së kryetarëve që të vendosë shtyrjen ose jo të seancës plenare. Kjo është prerogativë e Kryetares së Kuvendit. Pastaj mund të ketë edhe ndonjë skenarë që ta shtyni diskutimin e të kalojë afati që parashikon Kushtetuta dhe të bi dekreti i Presidentit.

VIJON….

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura