Të shtunën VMRO-ja dorëzon mocionin për besimin e Qeverisë

Apr 5, 2018 | 9:43
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka përgatitur iniciativën për mosbesimin e qeverisë. Ky do të jetë votëbesimi i parë ndaj kësaj Qeverie dhe do të dorëzohet në Kuvend të shtunën, ndërsa pas tre ditësh, do të jetë pikë e rendit të ditës në seancë plenare, ashtu siç edhe e parasheh Kushtetuta.

vmnro dpnme

Me këtë, deputetët e VMRO-DPMNE-së zyrtarisht do të kthehen në Kuvend. Pas bisedimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, pritet që këta të fundit të mbështesin thuajse të gjitha ligjet reformuese për çka thuhet se është arritur marrëveshje. Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe në atë ekzekutiv për kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me dorëzimin e iniciativës për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

VMRO-DPMNE-ja do i mbështesë të gjitha ligjet sidomos ata reformuese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të RM-së. Unë nuk jam pjesë e grupit për bisedime me LSDM-në, por besojë se gjitha ata ligje që janë në interes të qytetarëve do të mbështeten – deklaroi Dragan Danev – VMRO DPMNE./Ina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura