VIDEO/ Të shtënat me armë zjarri në Durrës, shkon në dy numri i të plagosurve. Arrestohet autori

Feb 23, 2021 | 20:36
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, të qytetit të Durrësit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes u ngritën pika kontrolli për këqyrjen e zonës, si rezultat i të cilave u bë i mundur arrestimi i autorit të plagosjes.

Ndërkohë grupi hetimor është duke vijuar për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, që përfundoi me dy të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura