Të shtënat me armë në Laç/ Sherri mes nënkryetarit të degës së PD-së dhe një prej anëtarëve! 53-vjeçari qëllon me pistoletë…

Nov 28, 2022 | 20:37
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera mësohen nga të shtënat me armë zjarri sot në mbrëmje gjatë mbledhjes së degës së PD-së në qytetin e Laçit.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se konflikti nisi mes nënkryetarit të degës, Kastriot Markut dhe një anëtari me iniciale V.R. i cili u shpall në kërkim.

Ndërkohë policia bën me dije se anëtari i PD-së, V.R. pas debatit me Markun, nxorri pistoletën dhe qëlloi në korridorin e ambienteve të degës lokale.

Si pasojë e të shtënave nuk kishte persona të lënduar.

Njoftimi i policisë së Laçit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura