Të shtënat gjatë mbledhjes së primareve në Kurbin, vjen reagimi nga PD: E pajustifikueshme armëmbajtja, do ndërmarrim hapat tonë

Nov 28, 2022 | 21:25
SHPËRNDAJE

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kurbin, ku gjatë një takimi për primaret ka ndodhur një konflikt me armë zjarri.

pd dega kurbin

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Klevis Balliu ka deklaruar se kjo është një ngjarje e pajustifikueshme, ndërsa e ka quajtur të rëndë edhe vetëm faktin e armëmbajtjes e jo më të qëllimit me armë zjarri.

“Cilado qoftë arsyeja , jo vetëm që është shtënë në ajër por vetëm mbajtja e armës në mbledhje është e rëndë. Do ndërmarrin hapat tona si subjekt. Nuk ka asnjë justifikim sidomos për PD. Asgjë nuk e justifikon, kjo është një çështje parimesh. Në Kurbin ka një mirëkuptim edhe për problemet që ka pasur PD ndaj jam i habitur. Duhet parë si ka ndodhur ngjarja dhe gjendja në të cilën ka qenë personi. Megjithatë është e pajustifikueshme. Për PD këto janë një çështje me të cilat nuk ka shaka”, u shpreh Balliu.

Konflikti ndodhi mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura