Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona dhe transportohen me urgjencë drejt spitalit. Policia jep detajet

Feb 13, 2020 | 20:42
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Skene krimi, foto arkiv
Skene krimi, foto arkiv

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rreth orës 17:00 kanë marrë informatën se në lagjen Kolovica në Prishtine, ka pas të shtëna me armë zjarri.

Policia bën të ditur se personat e plagosur janë transportuar në spital, ndërsa është arrestuar personi i dyshuar dhe dyshohet se është sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer plagosja.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast, nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses Ahmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura