Të shtëna me armë zjarri në zonën e “Bërrylit”, plagoset një person

Apr 24, 2016 | 14:27
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri ka patur sot në zonën e “Bërrylit” në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia-tiraneSipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në afërsi të Maternitetit të Ri. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi V.V. 19 vjeç.

Ai është dërguar në QSUT dhe mësohet se ka marrë një plumbë në këmbë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 24.04.2016, rreth orës 13.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në zonën e “Bërrylit”, përballë me maternitetin e ri është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë,  është plagosur në këmbë dhe dmodhet në S. Q. U. T., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave. Ndërkohë forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura