Të shtëna me armë zjarri në Sarandë. Detajet e para për ngjarjen. FNSH nis krehjen e zonës

Aug 6, 2020 | 22:17
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë. Policia bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur krehjen e zonës për arrestimin e autorit.

Njoftimi paraprak:

Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës. Vijon puna  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura