Të shtëna me armë zjarri në një kompleks apartamentesh në SHBA, tre të vdekur

Apr 18, 2021 | 23:02
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë humbur jetën nga disa të shtëna me armë zjarri në Austin të Teksasit. Sipas mediave amerikane ngjarja ka ndodhur në mesdite, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

shba

Të shtënat me armë ndodhën në një kompleks apartamentesh.

“Padyshim që kjo është një tragjedi. Ne kemi njerëz që kanë humbur jetën këtu dhe do të bëjmë të pamundurën për të arrestuar autorin”, tha shefi i policisë.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur  nga një mosmarrëveshje e brendshme. Autori i dyshuar është identifikuar si Stephen Nicholas Broderick, 41 vjeç.

Nga hetimet e para mendohet se Broderick i njihte viktimat, dy gra dhe një burrë, dhe se ata ishin objektivi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura