Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti mes katër personash, Policia në kërkim të autorit (EMRI)

Jul 2, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit, në lagjen 13, pas një konflikti mes katër personash.

policiaz1

Nuk dihen motivet e konfliktit mes këtyre personave, ndërsa tre prej tyre janë shoqëruar nga policia.

Autori i të shtënave është identifikuar si Alvaro Istrefi, i cili është shpallur në kërkim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura