Të shtëna me armë zjarri në Durrës, autori largohet me “BMW”

Jul 9, 2018 | 16:02
SHPËRNDAJE

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytet këtë të diel.

Siç bëjnë me dije sot burime zyrtare nga Policia, 27-vjeçari me iniciale A.K. dyshohet se në lagjen nr.4, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “BMW”.

plumb

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua një gëzhojë e kalibrit 9 mm, shtuan të njëjtat burime.

Ndaj të riut janë ngritur akuzat për armëmbajtje pa leje e prishje e qetësisë publike dhe materialet në ngarkim të tij u referuan nga Policia lokale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura