Breshëri plumbash në drejtim të dy makinave/ Zbulohet lidhja e pronarit me politikën, ja detajet (EMRI)

Apr 19, 2021 | 11:12
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 02:00 në Shkodër, ku u qëllua me breshëri armësh në drejtim të dy automjeteve.

Korrespondenti i “Panoramës” raporton se automjetet janë në pronësi të shtetasit David Ndoci, 36 vjeç.

shsh9

 

Po ashtu raportohet se pronari i makinave “Benz” dhe “Ford Fiesta” është sekretar organizate i Partisë Socialiste. Dy automjetet kanë qenë të parkuara në një rrugë pranë banesës së tij.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura