Të shtëna me armë zjarri në zonën e “Unazës së Re”, plagoset 45-vjeçari. Policia sqaron si ndodhi ngjarja

Sep 20, 2020 | 18:11
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Unazës së Re. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (20 shtator), rreth orës 17:45 dhe sipas policisë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

policia-tiraneI plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale S.B 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes është larguar dhe policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura