Të shtëna me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje

Sep 6, 2018 | 19:19
SHPËRNDAJE

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Benz” në lëvizje orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bilaj të Krujës. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia lokale njofton se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

plumb

“Rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga shtetasi B.H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura