Të shtëna te Fusha e Aviacionit/ Grupi hetimor në vendngjarje, ja informacionet paraprake

Nov 27, 2021 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një person që qarkullonte me automjet raportohet se ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër te Fusha e Aviacionit. 

naten

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

NJOFTIM

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura