Të shtëna me armë në Washington, dy persona humbin jetën në vend, plagosen edhe dy të tjerë. Detajet

Jul 12, 2020 | 16:03
SHPËRNDAJE

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me arme zjarri, që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington.

bellevue sulm me arme

Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 19:30. “Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.

‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett.

I burrë i plagosur u gjet me shumë plagë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Harborvieë në Seattle, ku raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ndërsa një grua u dërgua në një spital me disa plagë, por fatmirësisht gjendja e saj është e qëndrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura