Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Suedi, 1 i plagosur

Jul 26, 2016 | 18:42
SHPËRNDAJE

Të shtëna në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një person të plagosur.

malmo

Ai thuhet se u qëllua brenda qendrës tregtare. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia menjëherë rrethoi qendrën tregtare Rosengard duke mos lejuar askënd të hyjë apo të dalë prej andej.

Nuk ka ende të dhëna për arsyen apo autorët e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura