I bënë atentat sot në Bulqizë/ 29-vjeçari ishte arrestuar 2 vjet më parë, ja rekordet e tij kriminale

Dec 12, 2017 | 9:25
SHPËRNDAJE

Fadil Tërnova është 29-vjeçari që i zunë pritë sot në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, në Bulqizë, dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, me të cilin ai lëvizte i vetëm.

Ai sipas policisë është person me rekorde të theksuara kriminale. Fadili u arrestua në shtator të vitit 2015 nga Forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim, akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Tërnova, u kap me pistoletë në brez dhe me fishek të mbushur. Ne momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë.

fadil-ternova

Si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë Kallashnikov me dy krehra me 60 fishekë.

Fadil Ternova është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, sipas policise, ku konkretisht;

Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg)

Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komsiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbëmi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu. (Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që I është llogaritur 3 vite burg)

Ky shtetas dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda evidentuar në teritorin e Bashkisë Bulqizë dhe po punohet për dokumentimin e tyre.

Të shtëna me armë në aksin Bulqizë- Peshkopi, qëllohet në ecje makina e 29-vjeçarit

Një makinë tip Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga shtetasi F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi është qëlluar me armë zjarri sot pasdite në Bulqizë. Sipas Policise, nga të shtënat drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim, teksa thuhet se levizte i vetëm.

policiaa1

Informacion paraprak

Rreth orës 18.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :

Në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga shtetasi F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.

Nga të shtënat drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim.

Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura