“Te Shqipëria e kam derën të hapur”, De Biazi nuk i ndahet kombëtares dhe Partizanit

Jan 27, 2020 | 19:21
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi konfirmoi se është i gatshëm në çdo moment sa herë që FSHF-ja do ta telefonojë për të drejtuar kombëtaren e Shqipërisë.

xhani de biazi
Në një intervistë për “Top Channel”, tekniku i njohur italian, i cili sot punon si opinionist i futbollit italian shprehet se “dyert e Shqipërisë janë gjithmonë të hapura për të”.

Nga përzgjedhja e futbollistëve për pjesëmarrjen në EURO 2016 deri te Partizani, De Biazi dha qëndrimin e tij.

Peng nga EURO 2016 – Kur bëra përzgjedhjen e futbollistëve mund të kem lënë ndonjë të pakënaqur. Nëse flas 3 vite më pas, duke parë performancën e tyre, atëherë mund të ftoja Rrahmanin, Rashicën apo edhe Gjimshitin, që po ia del të bëjë mjaft mirë tek Atalanta. Me Salihin kam një raport të mirë, normal që ai nuk e përjetoi mirë faktin që nuk luajti në Europian duke pasur parasysh sa shumë ka dhënë për kombëtaren shqiptare, por sipas meje në atë moment kishte futbollistë të tjerë që mund të jepnin diçka më tepër për ekipin.

xhani de biazi

Rikthim te Shqipëria – Nuk mendoj se presidenti Duka do e bënte këtë me Rejen të cilit i uroj me shpirt të bëjë mirë me Shqipërinë. Gjithësesi, unë i kam gjithmonë krahët dhe derën e hapur për Shqipërinë.

Zgjedhje mes Strakoshës dhe Berishës – Kam ikur për të mos marrë të tilla vendime. Janë të dy portierë shumë të zotë. Unë do të zgjidhja në bazë të performancës aktuale se cili është më në formë dhe luan rregullisht dhe po ndihmon klubin e tij.

Berisha-Strakosha
‘Timoni’ i Partizanit në duar e italianëve – Unë nuk jam as presidenti dhe as drejtori i Partizanit. Nëse do të isha drejtor i përgjithshëm do vendosja mes Lerdës e Sormanit por duke pasur parasysh që drejtor është Olsi atëherë është i vështirë ky post për mua”, përfundon De Biazi.
fRANKO-LERDA-770x470

Sormani Partizani
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura