“Të shohim të shkuarën për të stabilizuar çmimet”/ Guvernatori Sejko: Mesjeta, mësim që na vlen sot për të mbajtur nën kontroll inflacionin

Feb 8, 2023 | 15:21
SHPËRNDAJE

Banka e Shqipërisë përpiqet të kthehet pas në kohë, për të gjetur përgjigje mbi stabilitetin e çmimeve.

Guvenratori Gent Sejko, në konferencën e katërt të Muzeut të Bankës së Shqipërisë tha se mesjeta na jep një panoramë më të gjerë të tregjeve financiare dhe rolin domethënës që ato patën në zhvillimin e ekonomive të vendit.

Sejko: Vështrimi në histori është i rëndësishëm pasi mund të gjejmë përgjigje mbi problematika që na shqetësojnë dhe sot, si p.sh. stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar, shprehur në mënyrë më të dukshme në qëndrueshmërinë e monedhës dhe rolin e saj në besueshmërinë e sistemit financiar. Ky është një mësim që vlen ende dhe sot e kësaj dite, i shprehur konkretisht në ndërhyrjen e bankave qendrore nëpërmjet rritjes së normës së interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin gjatë vitit të fundit.

Sipas guvernatorit Sejko, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të mundësive për zhvillimin e instrumenteve inovative të pagesave përmes ligjit të ri të pagesave dhe iniciativava të tjera ligjore dhe rregullative që i shërbejnë rritjes së përfshirjes financiare të popullatës.

Sejko: Diskutimet mbi dy temat e mësipërme, që trajtojnë qëndrueshmërinë e sistemeve monetare dhe lindjen e instrumenteve financiare hedhin dritë mbi momentet domethënëse që kanë përcaktuar suksesin apo dështimin e tyre dhe paraqesin mësime të vlefshme për formulimin e politikave të sotme zhvillimore.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se sfida më e muzeve në botë është aksesi digjital, teksa shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Sejko: Sfida është qasja më digjitale e koleksioneve dhe kërkimore shkencore. Sfida në epokën digjitale është përqafuar nga ana bankare. Këtu studiuesit dhe studentët kanë mundësinë dhe eksesin më të madh për studime. Do doja që bankat të ishin mbështetje fortë ku përmes fondacioneve të mbështesë dhe kulturën. Numri i vizitoreve në aktivitet kulturore po shtohet në mënyrë eksponenciale. Jo vetëm që mbështetet kultura, por ngrihet në tjetër nivel. Ko do sjellë dhe një ndalesë të imigracionit të këtyre aftësive jashtë.

Përmes historisë që mbart ekspozita e muzeut, jepen shembuj konkret dhe të kuptueshëm për të ilustruar konceptet kryesore të parasë, sistemeve financiare dhe politikave monetare, të cilat qëndrojnë dhe në thelb të objektivit të edukimit financiar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura