Të rinjtë shqiptarë rrahin gjermanin dhe i vjedhin shtëpinë, qeni i fqinjes jep alarmin dhe…

Jul 13, 2020 | 18:51
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia gjermane në Barmbek-Süd. Dy 20-vjeçarët dyshohet se kanë hyrë në një apartament dhe kanë sulmuar pronarin.

polizei

Ngjarja ndodhi natën e së premtes që lamë pas. Të dyshuarit sipas mediave gjermane, ishin ngjitur në fasadën e shtëpisë në një ballkon në katin e dytë dhe hynë në apartament përmes derës.

Atje u përballën me pronarin, por e sulmuan dhe teksa njëri prej tyre e mbante, tjetri zhvillonte kontrolle për sende me vlerë në shtëpi. Pas kësaj, të rinjtë u larguan nga banesa përmes një dritareje tjetër.

Një fqinj i viktimës ishte zgjuar më parë nga qeni i saj që lehte. E vetëdijshme për atë që po ndodhte, ajo thirri policinë.

Ndërsa burrat po zbriznin poshtë fasadës së shtëpisë, disa ekuipazhe të patrullave policore arritën në vendngjarje dhe i arrestuan.

Oficerët gjetën disa bizhuteri që ata kishin vjedhur nga banesa e viktimës së tyre.

Viktima pësoi lëndime në kokë si rezultat i bastisjes, kështu që ai u transportua në spital me një ambulancë për trajtim të mëtutjeshëm pa rrezik për jetën.

Urdhër arrestimi është lëshuar kundër të dy burrave, ndërsa hetimi vazhdon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura