Të rinjtë, qitje me armë në Fier. Kur u prishet ‘stërvitja’, i kthehen me sulm policisë dhe…

Mar 21, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Dy te rinj jane shpallur ne kerkim ne Fier, pasi kane qene duke bere qitje me arme dhe kur policia i ka pikasuar, i jane kthyer me sulm edhe uniformave blu dhe me pas jane ‘arratisur’.

Policia-e-Fierit

Mesohet se perplasja ka ndodhur dje ne fshatin Baltez te Fierit. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Baltëz. Policia fillimisht ka marrë një njoftim se  në afërsi të varrezave ka të shtëna me armë zjarri”- njofton policia.

Kur blute jane vënë në ndjekje të 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen. Mesohet se në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bere me dije se nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M.

Njoftimi i policise

Në datën 20.03.2018, rreth orës 17:45, jemi njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.

Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.

Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M.

Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura