Të rinjtë nuk bindin, trajneri Shehi telefonon Takajn

Aug 24, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Skënderbeu do të rifutet në merkato dhe kjo duket se është tepër e rëndësishme për të forcuar ekipin në garën që tashmë ka nisur. Gjithçka lidhet me faktin që shumë nga lojtarët, të cilët ishin në provë te Skënderbeu, nuk kanë rezistuar shumë ose të paktën shumica janë skarcuar. Një ditë më parë ka qenë radha e afrikanit Kingslei dhe franko-kamerunasit Janik Makota që të mbyllnin pa e nisur ende aventurën si bardhekuq.

sHEHI

Miqësorja me Pogradecin tregoi anët e errëta të merkatos së Skënderbeut këtë verë. Të dy futbollistët në fjalë duket se nuk do të jenë më pjesë e korçarëve dhe këtë verdikt e ka dhënë trajneri i Skënderbeut. Së bashku me ta ka bërë gati valixhet edhe palestinezi El Kaied, i cili erdhi me aq shumë bujë, madje u ftua edhe nga kombëtarja e Palestinës, por nuk është për nivelin e Skënderbeut. Në këtë situatë, i vetmi apo le të themi të vetmit që kanë bindur janë mesfushori i ri Aldo Qoshku, i cili, edhe për shkak të moshës së tij 18 vjeç, mund të përdoret nga ekipi i të rinjve.

Ndërsa tjetri është Saliu Gundo, i cili pavarësisht se ka firmosur një kontratë për tri vitet e ardhshme me Skënderbeun, ka treguar shenja të mira edhe gjatë takimit miqësor me liqenorët, duke bindur Shehin se mund t’i shërbejë për sezonin e ri, ku korçarët do të kërkojnë të mbrojnë titullin kampion.

EMERGJENCA – Në të tilla kushte, duke parë që largimet kanë bërë punën e vet në këtë mes, por edhe faktin se afrimet nuk kanë siguruar cilësinë e pretenduar nga drejtuesit korçarë, ka qenë sërish radha e trajnerit bardhekuq që të kërkojë me ngulm afrimet. Burime pranë klubit bëjnë me dije se një gjë të tillë Shehi ia ka kërkuar Takajt menjëherë pas ndeshjes me Pogradecin.

nDESHJA

Nga sa raportojnë këto burime pranë klubit korçar, Shehi ka kërkuar të paktën afrimin e dy mesfushorëve cilësorë që do të mbushin hapësirat e lëna bosh nga largimet e shumta në këtë repart. Ndërsa nga ana tjetër, është lënë të kuptohet se edhe një sulmues që do të bënte diferencën në repartin e avancuar është më se i domosdoshëm në Korçë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura