Të rinjtë e PS i çojnë fletëpalosje në shtëpi, kreu i PD në Bërdicë i dhunon. Kallëzim penal demokratit

May 29, 2015 | 21:02
SHPËRNDAJE

Tensioni mes kampeve politike sa vjen edhe rritet çdo ditë në prag të ditës së zgjedhjeve dhe për fat të keq duket se nuk do të mungojnë incidentet, të cilat tashmë kanë nisur.

Berdice

Sot në Shkodër, ka ndodhur një përplasje mes kreut të Partisë Demokratike dhe të rinjve që merren me fushatën e kandidates Keti Bazhdari.

Këta të fundit kanë shpërndarë sot fletëpalosje nëpër shtëpitë e zonës së Bërdicës. Kur kanë shkuar në shtëpinë e kreut të PD-së, ky i fundit u ka kërkuar të rinjve të largohen, me pretendimin “çfarë kërkoni në shtëpinë time, që më sillni fletëpalosje, unë jam i PD-së s’jam i PS-së”.

Sipas PD-së, kreu i demokratëve nuk i ka dhunuar të rinjtë, ndërsa nga ana e Partisë Socialiste është bërë një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë për Isuf Metën, me pretendimin se ky i fundit i ka dhunuar të rinjtë fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura