“Të rikthejmë shpresën, nuk na mungon asgjë” – Basha flet për zgjedhjet në Kosovë: Duhet vullnet për të ecur përpara

Oct 5, 2019 | 19:13
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa foli për zgjedhjet në Kosovë, tha se duhet vullnet për të ecur përpara dhe se qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kandidatin që vë ata përpara e jo pushtetin.

Në studion e “Kjo Javë”, Basha, i pyetur nëse kishte ndonjë preferencë, kreu i PD-së tha se po, por shtoi se nuk donte ta shprehte për të mos ndikuar procesin.

basha-te-kjo-jave-5-768x461

Pyetje: Z. Basha ne po arrijmë drejt fundit të intervistës. Nesër janë zgjedhjet në Kosovë, a keni ju një preferencë?

Lulzim Basha: Unë ju uroj qytetarëve të Kosovës që nesër të kenë një festë të demokracisë, të zgjedhin alternativën më të mirë, të votojnë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, të votojnë për Kosovën e vlerave euroiane, për Kosovën që lufton krimin dhe korrupsionin, për Kosovën e shpresave dhe qëllimeve të brezit të ri, të të rinjve dhe të rejave të Kosovës që janë burim frymëzimi dhe janë edhe burimi i energjisë për një Kosovë europiane, krah për krah një Shqipërie europiane në mënyrë që të lëmë pas periudhën e ngarkuar me kriza, të ngarkuar me korrupsion, të ngarkuar me humbje shprese. Të rikthejmë shpresën sepse nuk na mungon asgjë. Na ka munguar vetëm vullneti për të ecur përpara, na ka munguar vullneti për të vendosur qytetarët tanë të parët. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës nesër do të vijnë të zgjedhin për ata që i vënë qytetarët e Kosovës të parët dhe jo vetën e tyre apo pushtetin e tyre.

Pyetje: Ju vetë keni një preferencë?

Lulzim Basha: Padyshim që po, por edhe më shumë nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike nuk mund ta shpreh, as dëshiroj ta shpreh, sepse kjo do të përbënte një ndikim në procesin elektoral në Kosovë. Dhe unë besoj se i takon qytetarëve të Kosovës që të vendosin me votën e tyre të cilën PD dhe unë personalisht e respektoj, siç e kam respektuar gjithmonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura