“Të respektohen masat kundër koronavirusit”- Zyra e OSBE në Tiranë: Është lajm i mirë që…

Mar 30, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Zyra e OSBE-së në Tiranë në një deklaratë thekson se është lajm i mirë që nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri.

osbeeeeee

OSBE-ja u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e përcaktuara veçanërisht distancimit social, ndërsa falenderon edhe bluzat e bardha që janë në vijën e parë të epidemisë.

DEKLARATA E PLOTE:

Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë, që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetike, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

 

#COVID19 #QëndroniNëShtëpi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura